MAGAZINË /

Njerëzit më të pasur në botë, Musk rimerr vendin e parë, Trump dyfishon pasurinë!

Lista e re për vitin 2025 regjistron 3,028 miliarderë - numri më i madh në 39 vitet e publikimit të renditjes - dhe një vlerë totale neto që arrin në 16.1 trilion dollarë.

Shkruar nga Versus

Njerëzit më të pasur në botë, Musk rimerr vendin e

Numri i miliadierëve në botë shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale e cila këtë vit përmban 3028 emra një numër rekord që nga publikimi i parë listës në 1987.

Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, një shumë rekord e të gjitha kohërave.

Musk rimerr vendin e parë

Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë.

Rritja e vlerës së tij neto është për shkak të vlerësimit të xAI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit.

Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.

Trump dyfishoi pasurinë e tij

Presidenti amerikan Donald Trump e ka parë pasurinë e tij të dyfishuar , duke arritur tashmë në 5.1 miliardë dollarë dollarë , falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në hapësirën e kriptomonedhave.

“Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i revistes Forbes.

Zuckerberg, Bezos dhe Ellison në top pesëshen

Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg  me një pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason  në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.

Dhjeshja e parë plotësohet nga:

6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154  miliardë,

7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me një pasuri prej 144  miliardë

8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me një pasuri prej 138 miliardë

9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104  miliardë.

10:Steve Ballmer, një ish-CEO i rangut të lartë të Microsoft-it, i cili udhëhoqi kompaninë nga viti 2000 në 2014 me një pasuri prej 118 miliardë dollarësh.

Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger

Lista e 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander Wang, miliardari më i ri në botë.

Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën – nga 14 që ishin vitin e kaluar dhe asnjë në 2017.

Në të njëjtën kohë, 107 persona ranë nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën gjatë vitit./Versus.al

 

Tags:

forbes

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: