
Janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.
Dy vajzat e arrestuara, janë motra me njëra-tjetrën, dhe konflikti mes tyre dhe polices nisi për arsye banale.
Inspektorja e krimeve ka qenë e veshur civile, pa uniformë, dhe ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që dy motrat kanë qenë duke kaluar me makinë.
Dy motrat nisën ta ofendonin efektiven se përse nuk shikonte rrugën ku kalonte. Nuk ka përfunduar me kaq, ato parkuan makinën më pas i kanë “zënë pritë” pak metra se policja të hynte në komisariat.
Ajo u kërkoi të mos e qëllonin dhe u bëri të ditur se ishte efektive, por kjo gjë nuk është marr parasysh nga dy motrat.
“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, dyshohet ti kenë thënë ato.
Fillimisht konflikti ishte verbal më pas fizik.
Punonjësit e policisë ndërhynë menjëherë duke arrestuar dy motrat. Një ngjarje e pazakontë në vendin tonë, ku qytetarët mund të dhunojnë punonjësit e policisë të cilët janë në shërbim të rendit dhe sigurisë./ Versus.al

