
Makinat luksoze të bosëve të krimit të sekuestruara nga SPAK po përdoren nga institucionet qendrore. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka shpërndarë shumicën e mjeteve për shërbime institucionale.
Mes tyre është edhe makina e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej vitit 2022.
Disa prej makinave të tij, i janë dhënë një bashkie të vogël, e cila i përdor për punët e institucionit.
Tre vite më parë, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt.
Automjetet e konfiskuara janë: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550./Versus.al

