Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të 69-të të Festivalit të Europian të Këngës!
Njëzet e gjashtë vende do të ngjiten në skenën e St. Jakobshalle në Bazel, ku çdo konkurrent shpreson të fitojë trofeun e lakmuar.
Por, çfarë parashikojnë bastet më të fundit?
Suedia vazhdon të mbajë një epërsi të qartë në tregjet e basteve. Vendi skandinav, i përfaqësuar nga Kaj, mbetet favoriti për të fituar Eurovision 2025, me shumicën e agjencive të basteve që ofrojnë kuota nën 2, dhe në disa raste, deri në 2.05 .
Në vendin e dytë është Austria , me JJ – “Wasted Love” që mbetet konkurrentja më e fortë e Suedisë.
Franca po lëviz me shpejtësi dhe aktualisht renditet e treta. Performancat mbresëlënëse të Louane në ditët e fundit kanë rritur shanset e saj, me koefiçientët që variojnë nga 5 në 6, duke e bërë Francën një pretendente serioze për fitoren.
Finlanda e përfaqësuar Erika Vikman, pa një rritje të ndjeshme pas performancës së saj të fuqishme në gjysmëfinale. Shanset për një fitore të Finlandës tani kuotohen nga 11 në 17 .
Holanda plotëson 5 vendet e para, pavarësisht një rënieje të dukshme. Pasi më parë u ngjit në vendin e tretë, artisti holandez tani ka rënë në të pestin, me disa agjenci bastesh që ofrojnë kuota mbi 30.
Izraeli ka pësuar një rënie, duke rënë jashtë 5 ekipeve më të mira për herë të parë këtë sezon. Sipas lojërave të fatit, kuotat për Yuval janë midis 17 dhe 41.
Estonia qëndron në vendin e shtatë me këngën “Espresso Macchiato” që është në trend në të gjithë Evropën. Shumë e shohin atë si një shans të keq për të fituar televotimin , me koefiçientë nga 19 në 51 .
Zvicra, vendi pritës, është në vendin e tetë. Agjencitë e basteve ofrojnë kuota nga 26 deri në 51, duke e bërë këtë një nga këngët më premtuese të vendeve mikpritëse të festivalit në vitet e fundit.
Shqipëria është e nënta, me Shkodra Elektronike që synon rezultatin më të mirë të vendit në më shumë se një dekadë. Shanset variojnë nga 34 në 56.
Në vendin e dhjetë është Italia. Pas performancës emocionale të Lucio Corsi-t, shteti ynë fqinj është rikthyer në 10 vendet e para për herë të parë në dy muaj. Një fitore e italianit kthehet deri në 176-fishin e bastit.







