MAGAZINË /

Pas sulmit ndaj qeverisë, Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool

Shkruar nga Versus

Pas sulmit ndaj qeverisë, Elon Musk dëshiron të blejë klubin

Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool në Angli. Miliarderi, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX synon të investojë edhe në futboll.

Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të marrë Liverpool-in, klub me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.

I pyetur për interesimin e Elon Musk për të marrë klubin e Liverpool, babai i tij u shpreh: ‘Nuk mund të flas për këtë, sepse pronarët aktualë mund të rrisin çmimin. Është diçka që ai e dëshiron, por nuk do të thotë se ai po e blen.’

Ishte ‘Weekend Sport’ që pak ditë më parë raportoi se Elon Musk po përgatit një ofertë për të blerë klubin e Liverpool, ndërsa konfirmimi për interesimin vjen nga babai i tij.

Klubi anglez vlerësohet nga ‘Forbes’ rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të ‘Fenway Sports Group’, janë të gatshëm ta shesin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: