Së fundmi, blogeres Sara Hoxha i është bërë një koment interesant në rrjetet sociale.
Një ndjekës i ka shkruar: “Je një yll, por pastro mustaqet”, duke iu referuar një hije të errët mbi buzë në një nga fotot e fundit, që disa e kanë interpretuar si “mustaqe”.
Sara, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe humoristik, nuk ngurroi t’i përgjigjej menjëherë.
Ajo sqaroi situatën duke shkruar: “Të ishin mustaqe, por janë njolla që më janë bërë nga dielli”.
Së fundmi Hoxha është komentuar gjatë në media rozë për një romancë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.
Ka qenë dyshja në fjalë ata që kanë lënë hapësirë për aludime të tilla pasi Fullani publikoi një foto nga bregu i detit. E pak çaste pas tij, nga i njëjti vend ka postuar dhe Sara.







