MAGAZINË /

Përfundon pjesa e parë në përballjen Shqipëri- Letoni! Barazojnë kundërshtarët në minutë shtesë

Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga po ndeshet përballë Letonisë.

Shkruar nga Versus

 

Përfundon pjesa e parë në përballjen Shqipëri- Letoni!

Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga po ndeshet përballë Letonisë.

Në minutën e 28, kuqezinjtë kaluan në avantazh pas një autogoli nga kundërshtarët. Por, ndëshkimi për skuadrën tonë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë ku Letonia shënoi golin e parë duke shënuar barazim.

Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun. Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.

 

Poll