MAGAZINË /

Video emocionuese / PSG–Arsenal 1-1, mbyllet pjesa e dytë. Kvara dhe Dembélé ndezin ndeshjen

Londinezët kalojnë në avantazh me Havertz, PSG përgjigjet me penallti të Dembélé – pjesa e dytë e Champions League luhet me ritëm të lartë dhe raste të shumta

Shkruar nga Versus

Video emocionuese / PSG–Arsenal 1-1, mbyllet pjesa e dytë. Kvara dhe

Pjesa e dytë e finales së Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal ka nisur me intensitet të lartë, duke vazhduar spektaklin e një ndeshjeje të hapur dhe me emocione të forta.

Arsenal kishte nisur ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me Kai Havertz, i cili finalizoi një aksion të shpejtë duke befasuar mbrojtjen franceze. Megjithatë, PSG reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë të lojës.

Në minutën e 61-të, një faull ndaj Khvicha Kvaratskhelia-s brenda zonës solli penallti për parisienët. Arbitri Siebert nuk hezitoi të tregojë pikën e bardhë, ndërsa VAR-i konfirmoi vendimin. Ousmane Dembélé mori përgjegjësinë dhe nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1-1 me një goditje të saktë dhe të fuqishme pranë shtyllës.

PSG më pas rriti ndjeshëm presionin, me Kvaratskhelia-n që vazhdon të jetë lojtari më i rrezikshëm në fushë. Ai krijoi disa raste të rëndësishme, përfshirë një moment në minutën e 77-të, kur depërtoi me një driblim të bukur nga krahu i majtë dhe goditi shtyllën, duke i mohuar golin e epërsisë skuadrës franceze.

Trajnerët kanë ndërhyrë me zëvendësime të shumta për të freskuar ekipet. Luis Enrique aktivizoi Bradley Barcola në vend të Kvaratskhelia-s, ndërsa Mikel Arteta solli energji të re me Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli.

Ndeshja mbeti krejtësisht e hapur në minutat e fundit, me të dy skuadrat që kërkojnë golin e fitores.

Poll