MAGAZINË /

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 4 shtator.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (të karakterit lokal) në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në afate tepër të shkurtra kohore në formën e shtrëngatave.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 31 gradë celcius dhe do të shënohen në disa qarqe. Pas orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore duke ndodhur edhe ndërprerja graduale të tyre.

Era  do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa prgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtsi deri në 13m/s. Versus.al

Poll