Revista People, duke ruajtur traditën e saj vjetore, ka shpallur “Burrin më seksi në botë” për vitin 2025 – dhe fituesi është aktori britanik Jonathan Bailey. Emri i tij u bë publik të hënën në mbrëmje, më 3 nëntor, gjatë emisionit “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
Karriera e aktorit 37-vjeçar u ngjit në majë me rolin e tij në serialin e njohur “Bridgerton”, për t’u pasuar më pas me pjesëmarrjen në superprodhime si “Jurassic World Rebirth”, “Wicked” dhe “Wicked: For Good”. Bailey, një anëtar i hapur i komunitetit LGBTQI+, ka spikatur gjithashtu në serialet me tematikë romantike “Fellow Travelers” dhe “Heartstopper”.
Sa i përket vetë aktorit, ai e pranoi çmimin me humor dhe modesti:
“Është një nder i madh. Sigurisht që jam shumë i lumtur. Por është edhe plotësisht absurde. Mezi pres që disa nga miqtë dhe familjarët e mi ta marrin vesh,” – u shpreh Bailey.
Vitin e kaluar titulli iu dha John Krasinski-t, ndërsa në listën e fituesve ndër vite kanë qenë emra të njohur të Hollivudit si Chris Evans, John Legend, Michael B. Jordan, Paul Rudd, Ryan Reynolds, Chris Hemsworth, Bradley Cooper, Dwayne Johnson, Idris Elba, Adam Levine, Richard Gere, Channing Tatum dhe David Beckham.
View this post on Instagram
/Versus.al
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       