AKTUALITET /

'Na jepni borxhin'/ Kanosën dhe shantazhuan një 29 vjeçar dhe familjarët e tij, identifikohen 6 autorët

Hetimet tregojnë se grupi ka kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, duke pretenduar se u kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Shkruar nga Versus

'Na jepni borxhin'/ Kanosën dhe shantazhuan një 29

Komisariati i Policisë Nr. 4 ka finalizuar operacionin policor të koduar “Pretendimi”, pas një njoftimi se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shume parash.

Si rezultat i hetimeve u identifikuan 6 autorë të dyshuar, tre prej të cilëve janë vëllezër.

Një prej tyre, 26-vjeçari E. C., u arrestua në flagrancë, ndërsa katër të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Ndërsa një tjetër shtetas me inicialet A. C., 28 vjeç,  u shpall në kërkim.

Hetimet tregojnë se grupi ka kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, duke pretenduar se u kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Një automjet u sekuestrua gjatë operacionit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdon.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Pretendimi”.

Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se këta shtetas ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër).

Vihet në pranga 1 prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet 1 automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:

-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;

-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.

Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./Versus.al

Poll