
Durrës- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa qarkullonin me automjet të blinduar nëpër qytet. Në pranga kanë rënë Elidon Daçi 28 vjeç i cili drejtonte mjetin dhe Ernest Beqiri 29 vjeç i cili ishte pasagjer në makinën e blinduar.
Gjatë kontrollit në makinë, u gjet një armë zjarri tip pistoletë me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Ndaj 28 vjeçarit E.Drëndon akuza për veprën penale “armëmbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” ndërsa për shokun e tij, vepra penale për “moskallëzim krimi”. Versus.al
