
Aktorja Ana Lika ka ndarë për herë të parë një rrëfim të ndjerë dhe personal, duke zbuluar se pas humbjes së nënës ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore. E ftuar në emisionin “Mam” me Orinda Hutën, Ana tregoi se është diagnostikuar me një çrregullim neurologjik – një formë epilepsie.
Nga frika se nuk do të mund të kujdesej siç duhej për fëmijën e saj, ajo mori vendimin e dhimbshëm për të ndërprerë gjidhënien. Aktorja shtoi se kishte biseduar hapur edhe me partnerin e saj, Bjordinin, duke i dhënë mundësinë të largohej nëse e ndjente se nuk mund ta përballonte këtë situatë, pasi nuk donte të ishte barrë për askënd.
“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë. Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë. E ndërpreva gjidhënien, sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë, vendosa të mos i jepja gji. Bjordit i thashë: nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë, sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt.”
View this post on Instagram







