Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Temperaturat më të larta do të shënohen në Durrës dhe Tiranë me 24 gradë celcius, ndërsa më të ulëtat në Bajram Curri me 12 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







