Shumë ngjarje të krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes.
Ditën e sotme, banorët janë intervistuar ekskluzivisht nga moderatoret e Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli që i janë bashkuar shtëpisë. Nëse jeni kuriozë se çfarë kanë thënë ata, na lejoni t’ju zbulojmë të pathënat e Rozana Radit, e cila pohoi se ka gabuar qëllimisht në këtë lojë dhe mendimin e saj për çdo finalist.
“Unë kam bërë gabime me vetëdije këtu. E kam ekzagjeruar me mënyrën e të bërit debate dhe të sulmuarit, gabime me vetëdije por që nuk vrasin. Ofendimet nuk i kam bërë me vetëdije, por gjuha e ashpër, që u afrohesha njerëzve… Fakti që unë jam tërhequr mbrapa dhe për ato gjëra që mendoja të bëja, më bëjnë kjo që jam unë sot…”.
Elona: Çfarë do të bëjë Rozana kur të dalë nga shtëpia?
Rozana: E para dua të bëhem mama… Janë të kota fjalët, jo mosha… fëmija në çfarëdolloj moshe është bekim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, nuk kam patur pritshmëri nga jeta. Nëse e ka shkruar për mua që do të ndodhë diçka, le të ndodhë…
Elona më pas e ka pyetur se pse Rozana Radi ka ardhur nëse “Big Brother”, një pyetje së cilës banorja iu përgjigj kështu:
“Unë kam ardhur në “Big Brother” për të superuar veten, edhe besoj që në një far mënyre ja kam dalë. Kam ardhur në “Big Brother” për të gjithë ata që kanë pengje në jetë që t’i lënë të shkojnë… Një zemër e vrarë, mbetet e vrarë, por duke kujtuar momentet e bukur merr ngjyrë, por mos e ndalni hapin. Bota po ndaloi… unë e ti nëse ndalemi, njerëzit nuk do të ndalojnë së jetuari…”
Kujtojmë se më parë, në një intervistë para disa javësh në shtëpinë e “Big Brother” Rozana pohoi se dy personat me të cilët nuk do të mbante shoqëri jashtë, janë Gerta dhe Egli. Ajo është pyetur nga Elona nëse ky mendim ka ndryshuar apo vijon të mendojë njësoj.
“I qëndroj të njëjtit mendim. Egli më ka mërzitur shumë, i jam dhënë all-in Eglit… Ke dashur të tregohesh e fortë dhe ke thënë që do të rrish me të, e nëse ky djali ka të dashur jashtë… Egli duhet t’i thoshte vajzave që mos dashuroni njerëz që nuk ju duan. Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë Eglin, ka dashur të pastrojë imazhin e tij për mënyrën se si u soll me Eglin. Sot gjithçka po bëhet për biznes, kur të dalim atje jashtë le të fitojmë dhe nga historitë e shpirtit”.
Prej kësaj bisede, lindi natyrshëm pyetja: A do jetë një lidhje normale në çift?
Rozana është përgjigjur duke thënë:
“Nuk mendoj që do të jetë një lidhje normale në çift, është një djalë i cili e vetmja gjë që ka bërë la qenë denigrimi i Eglit dhe momentin e parë që erdhi i tha ‘ti do të më ulësh jashtë…’ Kemi parë duke i thënë ‘nuk jam i sigurt’. Gjesti mendon se duke luajtur këtë djalin e mirë dhe të dashur, mendon se ka arritur për të pastruar imazhin e tij jashtë, perde nuk mund t’i vesh publikut”.








