MAGAZINË /

Selvija Jao udhëton sërish drejt Italisë, prek me fjalët për Shpatin

Shkruar nga Versus
Selvija Jao udhëton sërish drejt Italisë, prek me fjalët
Shpat Kasapo dhe Selvija Jao

Selvija Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka prekur sot ndjekësit me një postim emocional në rrjetet sociale.

Ajo ka udhëtuar drejt Italisë së bashku vetëm me djalin e tyre, Roeli, duke ndarë hapur dhimbjen e thellë për humbjen e bashkëshortit.

Përmes një postimi në “Instastory”, ku shfaqeshin biletat e avionit me destinacion Milano për datën 14 dhjetor, Selvija ka shkruar: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ndërsa në sfond ka vendosur këngën e Shpat Kasapit, “Kujtime m’ke lan”.

Selvija Jao udhëton sërish drejt Italisë, prek me fjalët

Ky udhëtim mbart një peshë të veçantë emocionale për familjen, pasi vetëm pak javë më parë Shpat Kasapi ndërroi jetë tragjikisht në Itali, aty ku mbylli sytë për herë të fundit.

Sipas burimeve pranë familjes, udhëtimi drejt Italisë lidhet me vizita dhe trajtime të specializuara për djalin e tyre, Roelin, i cili ka nevojë për mbështetje në lidhje me vështirësitë në të folur. Pavarësisht dhimbjes së thellë, Selvija duket se ka vendosur të vazhdojë betejën që ajo dhe Shpati kishin nisur së bashku, duke u rikthyer në vendin ku humbi bashkëshortin për të përmbushur misionin e saj si prind.

Ky moment prekës dëshmon forcën dhe vendosmërinë e Selvijes, e cila, edhe në mes të dhimbjes së madhe, po ecën përpara për të siguruar të ardhmen e djalit të saj. Familja vijon të marrë mbështetje të ngrohtë nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët shprehin çdo ditë solidaritetin dhe ngushëllimet e tyre.

 

Poll