
Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur sot brenda shtëpisë së BBVA5, ku Gimbo dhe Mateo iu kundërvunë Mirit dhe Rogertit me tone të larta, duke i pyetur pse vazhdojnë ende lojën e tyre dhe duke kritikuar strategjinë që ata ndjekin.
Sipas tyre, dy banorët nuk kanë shfaqur asnjë vlerë pozitive njerëzore gjatë situatave të ndryshme në shtëpi, për të cilat pretendojnë se edhe publiku është tashmë në dijeni.
Debati u tensionua edhe më shumë pasi Gimbo u tërhoq nga përplasja me Mirin, ndërsa Mateo ndërhyri duke deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për lojë, madje edhe të shtiret sikur është i dashuruar me Selinin.
Situata mori tjetër drejtim kur Miri i përmendi Mateos raportin me Brikenën, duke e akuzuar se ajo e injoron pavarësisht shprehjeve të shpeshta të ndjenjave nga ana e tij. Në kulmin e debatit, Miri iu përgjigj me një koment ironik:
“Ee burri qenka ai që i mbush mendjen femrës, po derisa nuk ja ke mbushur deri tani nuk qenke burrë. Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”.
Pjesë nga biseda:
Mateo: O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar.
Miri: Ma ke thënë ti more që javën e tretë.
Miri: Sa ke ardhur ti ke thënë këtë gjë, s’ke thënë gjë tjetër.
Mateo: Çështje kohe kur ta shohësh që s’të ka ngelur gjë tjetër do thuash që jam i dashuruar.
Miri: Faleminderit, shi ti mos dashurohesh se të ka ngecur sharra në gozhdë.
Mateo: Nuk më ka ngelur gjë më.
Miri: Të ka ngelur, se ke dy orë t’i mbushesh mendjen.
Mateo: Burri atë punë ka. T’shkojë mbrapa asaj që do.
Miri: Ee burri qenka ai që i mbush mendjen femrës, po deri sa nuk ja ke mbushur deri tani nuk qenke burrë.
Mateo: Më fal, të bëj një pyetje, nusen tënde e ke bërë për vete për një muaj?
Miri: Unë e kam bërë brenda natës, po dhe ta shpjegoj.

