MAGAZINË /

Shqipëria sot përballë Letonisë! Skuadrat takohen pas 26 vitesh. Cilat janë statistikat ‘ e çuditshme’ ndër vite

Në historinë mes Shqipërisë dhe Letonisë nuk ka asnjë fitues në pesë përballjet e mëparshme. Të pesta barazime, me skuadrat që kanë shënuar nga gjashtë gola në portat respektive.

Shkruar nga Versus

Shqipëria sot përballë Letonisë! Skuadrat takohen pas 26

Në historinë mes Shqipërisë dhe Letonisë nuk ka asnjë fitues në pesë përballjet e mëparshme. Të pesta barazime, me skuadrat që kanë shënuar nga gjashtë gola në portat respektive. Ndërkohë, takimi i fundit i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Letonisë daton më 4 shtatorin e vitit 1999, pra diçka më pak se 26 vite më parë.

Për herë të parë Shqipëria dhe Letonia u ndeshën më 11 nëntor 1992 në Tiranë, për kualifikueset e Kupës së Botës 1994. Ndeshja mbyllej në barazim 1-1, ndërsa në barazim pa gola (0-0) mbyllej sfida e kthimit në Letoni më 15 majin e 1993.

Më 10 shkurt 1998 Shqipëria dhe Letonia barazonin 2-2 në një turne të zhvilluar në Maltë.   

Më pas dy skuadrat janë përballur në të njëjtin grup për kualifikueset e Euro 2000. Më 28 prill sfida në Letoni mbyllej 0-0, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë dy skuadrat barazuan 3-3 më 4 shtator 1999.

Poll