Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.
Temperaturat maksimale do të shënohen në Berat, Gjirokastër dhe Elbasan me 32 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







