MAGAZINË /

Shteti nisi shembjen e ndërtimit pa leje, Juliana Nura: Do ia nis të flas se çfarë bëhet në këtë vend

Ish-banorja e BBVIP Kosova nuk ka qenë dakord me aksionin e autoriteteve për prishjen e ndërtimit shtesë që kishte bërë.

Shkruar nga Versus

Shteti nisi shembjen e ndërtimit pa leje, Juliana Nura: Do ia nis të

Rreth një muaj pas raportimeve se në një kompleks banesash në Prishtinë ishte bërë një tejkalim i lejes së ndërtimit, komuna ka nisur shembjen e ndërhyrjeve të bëra në banesën që mësoeht se i përket, Juliana Nurës, ish-banorës së BBVIP Kosova.

Në fillim të shtatorit, banorët e kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime në katin e fundit të ndërtesës, ku dyshohej për shtesa ndërtimore (mbindërtim) dhe mungesë të kushteve të sigurisë gjatë punimeve.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, kishte konfirmuar për media se në vendngjarje janë parë punëtorë dhe se Juliana Nurës i ishin dhënë 7 ditë kohë për ta prishur vullnetarisht ndërtimin e bërë.

Tani, një muaj më vonë, procesi i rrënimit ka filluar zyrtarisht. Sipas pamjeve të publikuara nga Prive By Liberta Spahiu, një makineri e rëndë është angazhuar gjatë ditës së sotme për të rrënuar pjesën e mbindërtuar në banesën e Nurës.

Shteti nisi shembjen e ndërtimit pa leje, Juliana Nura: Do ia nis të
Postimi i Julianës në Instagram

Vetë Juliana ka reaguar në mënyrë indirekte përmes një story në Instagram, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj institucioneve.  Duke publikuar një statistikë që lidhej me viktimat për çështjen e pronave në Shqipëri pas vrasjes së gjyqtarit, Nura shkroi: “Edhe unë valla kam me ja nis me fol çka ndodh në këtë shtet”. Versus.al

Poll