
Grupi Shkodra Elektronike, i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, ka zhvilluar provat e para në skenën e Bazelit, duke lënë një përshtypje të fuqishme me një paraqitje plot simbolikë kombëtare dhe artistike.
Një nga elementët që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave ka qenë veshja e këngëtares Beatriçe Gjergji. Fustani i saj, i krijuar nga nëna e saj, nuk është vetëm një veshje për skenë, por një mesazh artistik dhe emocional që thekson me forcë identitetin dhe historinë shqiptare.
Ky fustan unik paraqet një interpretim bashkëkohor të legjendës së Rozafës, heroinës së mitologjisë shqiptare që u flijua për ndërtimin e Kalasë së Shkodrës.
Me ngjyrën e tij të kuqe të ndezur, ai simbolizon trupin e Rozafës që mbeti i paprekur për të ushqyer dhe përkundur fëmijën e saj – një mesazh i fuqishëm për dashurinë, sakrificën dhe forcën e gruas shqiptare.
Ndërkohë Kolë Laca vjen i veshur me një mantel të zi që përfaqëson strukturën e fortesës dhe peshën e heshtur të historisë duke mëshiruar rolin e burrit në legjendë si dëshmitar i sakrificës. Ky kombinim artistik përoon një mesazh të thellë për identitetin tonë dhe fuqinë e trashigimisë sonë kulturore në një skenë ndërkombëtare. Versus.al








