MAGAZINË /

Sot Argjentina e Spanja përballen për Kupën e Botës 2026! Finale historike mes kampionëve të 2 kontinenteve

Shkruar nga Versus

Sot Argjentina e Spanja përballen për Kupën e Botës 2026!

Pas një muaji emocionesh e suprizash mbrëmjen e sotme luhet finalja e turneut të Kupës së Botës 2026 që u mbajt në SHBA. Në stadiumin MetLife të Nju Xhersit, 2 superfuqitë e futbollit, Spanja dhe Argjentina përballen për trofeun më të rëndësishëm.

Ndodh për herë të parë në histori që në finalen e Botërorit të përballen kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut. Për këtë ndeshje, çmimet e biletave kanë variuar nga mijëra dollarë deri në miliona dollarë duke e bërë atë finalen më të shtrenjtë të ndjekur në histori.

Në këtë Botëror, Spanja ka qenë skuadra më dominuese duke pësuar vetëm një gol gjatë gjithë botërorit, duke mos qenë kurrë në disavantazh dhe duke vendosur edhe rekord për mospësimin e golit. Nga ana tjetër Argjentina ka treguar vendosmëri për të mos u dorëzuar deri në fund pasi në të gjitha ndeshjet e fundit të luajtura e ka kthyer në fund rezultatin. Kjo do të jetë përballja e parë mes Messit dhe ‘pasuesit’ të tij tek Barcelona, Lamine Yamal. Me kohën evropiane, ndeshja do të luhet në orën 21:00. Versus.al

Poll