Ori Nebiaj ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, të moderuar nga Marina Vjollca, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh personale gjatë një kuizi.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur u pyet se cilin person kishte përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj.
Pa hezitim, Nebiaj deklaroi se bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani.
“Me dikë që s’flas fare. Nga jeta ime kam përjashtuar Arbana Osmanin”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ekziston më asnjë marrëdhënie apo komunikim.
Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, pasi nuk dha detaje mbi arsyet që çuan në prishjen e raportit mes tyre./Versus.al

