Spanja ka kaluar në avantazh në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, falë një goli të shënuar nga Ferran Torres në minutën e 106-të të takimit.
Sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një asist perfekt i Nico Williams dhe, me një goditje të saktë me të majtën, mposhti portierin Emiliano Martinez, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke shpërthyer në festë tifozët spanjollë.
Goli erdhi në pjesën e parë të kohës shtesë, në një moment kur Argjentina luante me një futbollist më pak pas përjashtimit të Enzo Fernandez. Me këtë realizim, "La Roja" është shumë pranë fitimit të Kupës së Botës, ndërsa Argjentina ka pak minuta në dispozicion për të reaguar dhe për të rikthyer ekuilibrin në rezultat.


