MAGAZINË /

Tensione në finalen e Botërorit! Messi priste një karton të kuq për Cucurellan, i cili po fliste me gojën e mbuluar

Shkruar nga Versus

Tensione në finalen e Botërorit! Messi priste një karton të

Një moment i tensionuar në minutat shtesë të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe u bë një nga episodet më të diskutuara të ndeshjes.

Gjithçka nisi në minutën e 90+3, kur mesfushori argjentinas Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit. Pas kartonit të kuq, në fushë shpërtheu një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Gjatë rrëmujës, mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella iu afrua kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, duke folur me dorën para gojës.

Messi reagoi menjëherë, duke pretenduar se kundërshtari e kishte ofenduar dhe kërkoi nga arbitri ta ndëshkonte me karton të kuq. Megjithatë, gjyqtari nuk ndërhyri dhe, pasi nuk pati asnjë sinjalizim nga VAR-i, loja vijoi normalisht.

Vendimi i arbitrave ndezi debatet mes tifozëve në rrjetet sociale. Një pjesë argumentuan se Cucurella nuk kishte bërë asgjë që të justifikonte një karton të kuq, ndërsa të tjerë këmbëngulën se rregullorja duhej të zbatohej dhe mbrojtësi spanjoll duhej të ndëshkohej./Versus.al

Poll