MAGAZINË /

VIDOE/ Spektakël në pushimin e finales, Madonna hyn në fushë me Ronaldon dhe Ronaldinhon

Një nga momentet më të spikatura ishte hyrja në skenë e Madonnës, e cila u shoqërua nga dy ikonat e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinho.

Shkruar nga Versus

VIDOE/ Spektakël në pushimin e finales, Madonna hyn në fushë

Pushimi i finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli vetëm një pauzë nga futbolli, por edhe një spektakël të madh artistik, të frymëzuar nga shfaqja tradicionale e pjesës së parë të "Super Bowl".

Në skenën e ngritur në stadium performuan disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Madonna, BTS, Justin Bieber dhe Shakira, të cilët ndezën atmosferën për mijëra tifozët e pranishëm.

Një nga momentet më të spikatura ishte hyrja në skenë e Madonnës, e cila u shoqërua nga dy ikonat e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinho. Prania e tyre u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga publiku, duke e kthyer pushimin e finales në një spektakël të vërtetë.

Poll