MAGAZINË /

Sot e gjithë vëmendja në Zvicër, hidhet shorti i kualifikueseve të Botërorit! Kuqezinjtë mund të përballen me Kosovën ose Serbinë

Shkruar nga Versus

Sot e gjithë vëmendja në Zvicër, hidhet shorti i

Sot në orën 12:00 në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti për grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet këtij shorti për të parë sesa shanse ka kombëtarja shqiptare të kualifikohet për herë të parë në një kampionat botëror.

Konkretisht vazot me skuadrat e kombëtareve të Evropës ndahen si më poshtë:

Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Çeki, Norvegji.

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.

Sa skuadra evropiane kualifikohen në Kupën e Botës 2026?

Në total, 16 vende të UEFA-s do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës; katër vendet e mbetura përcaktohen nga play-off-et që përfshijnë 12 nënkampionët e grupeve.

Në rast se Kombëtarja Shqiptare arrin të gjejë formën më të mirë dhe të kualifikohet për në kampionatin botëror, do të hynte në histori pasi kurrë më parë vendi ynë nuk është kualifikuar për një turne ku luajnë skuadra nga e gjithë bota. Mes kundërshtarëve të mundshëm për kualfikueset e vitit të ardhshëm mund të jenë Kosova apo Serbia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: