MAGAZINË /

Spektakël/ Shqipëri- Andorra mbyllet me rezultatin 3-0, ndizet “Arena Kombëtare”

Këtë herë rezultati është 3-0 për Shqipërinë. Dy Golat e parë janë shënuar nga Rei Manaj, ndërsa goli i fundit nga Myrto Ozuni.

Shkruar nga Versus

Spektakël/ Shqipëri- Andorra mbyllet me rezultatin 3-0, ndizet

Shqipëria priti Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley, Këtë herë rezultati është 3-0 për Shqipërinë.Dy Golat e parë janë shënuar nga Rei Manaj, ndërsa goli i fundit nga Myrto Ozuni.

Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

Sfidn do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

REZULTATI LIVE:

SHQIPËRI 2-0 ANDORRA

Manaj 9′, 20′

KOMENTI LIVE:

85′ Uzuni hedh një krosim drejt zonës, që ndalet nga mbrojtja. Më pas Pajaziti provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

80′ Fernandez shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Uzuni pengohet në zonë dhe pretendon një penallti, por gjyqtari vijon lojën.

76′ Zëvendësim te Andorra. Largohet Borra dhe në vendin e tij futet Llovera.

75′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Laçi dhe Broja, në vendet e tyre futen Pajaziti dhe Uzuni.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Gjimshiti dhe në vendin e tij futet Kumbulla.

61′ Tre zëvendësime te Andorra. Largohen Rosas, Rebes dhe Rubio, në vendet e tyre futen Fernandez, Da Silva dhe Rodrigo.

49′ Laçi lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, tentativa e të cilit u ndal në duart e portierit Alvarez.

47′ Manaj futet në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundoi jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!

41′ Asllani godet nga distanca, por topi shkon sërish lart kuadratit.

25′ Manaj provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Alvarez.

20′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës. (VIDEO)

9′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë. (VIDEO)

6′ Asllani provon me një goditje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

2′ Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!

Tags:

gola shqiperi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: