MAGAZINË /

Statusi që “i mbylli dyert”, rikthimi që surprizoi të gjithë: Arjan Konomi sërish në BBVA

Pas deklaratës që tronditi rrjetin dhe refuzimit për të fshirë statusin për BBVIP, Konomi sqaron marrëdhënien me televizionin dhe flet pa doreza për gjithçka që ndodhi.

Shkruar nga Versus

Statusi që “i mbylli dyert”, rikthimi që surprizoi të

Arjan Konomi është rikthyer zyrtarisht në ekranin e Top Channel, duke zënë sërish vendin e opinionistit në panelin e “Big Brother VIP Fan Club”. Një rikthim që nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos për shkak të historisë së mëparshme mes tij dhe shtëpisë televizive.

Vetëm pak kohë më parë, Konomi kishte ngritur jo pak zhurmë gjatë një interviste në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku foli hapur për një periudhë “ftohjeje” me Top Channel. Shkak për këtë situatë, sipas tij, ishte bërë një status në rrjetet sociale, ku ai kishte kritikuar opinionistët e atëhershëm të “Big Brother VIP”.

Ky postim u kthye në një “mollë sherri”. Arjani tregoi se ishte kontaktuar nga drejtues të televizionit, të cilët i kishin kërkuar ta fshinte statusin,kërkesë që ai e refuzoi pa hezitim. Ky refuzim, siç rrëfeu vetë, solli edhe pezullimin e tij të përkohshëm nga ekrani.

Tani që është rikthyer sërish në kolltukun e opinionistit, pyetja për marrëdhënien me Top Channel ishte e pashmangshme. Por Konomi u shfaq i qetë dhe i prerë: gjithçka i përket së shkuarës.

“Unë, nëse kam një pakënaqësi apo një moskordancë mendimesh apo opinionesh, jam shumë i hapur ndaj tyre. Unë nuk kam patur asnjëherë asnjë konflikt, nuk kam patur asnjë problem me Top Channel-in,” u shpreh ai.

Ai theksoi se, edhe pse pati një penalizim për shkak të statusit për “Big Brother”-in, marrëdhëniet njerëzore dhe profesionale nuk u prishën kurrë.

“I kam patur marrëdhëniet e mira edhe pas largimit tim… Por unë falenderova njerëzit, i takova, kam ardhur i ftuar në emisione të tjera. Një nga karakteristikat e mia si person është që nuk mbaj as mëri, por ishte një gjë që mund të ndodhë dhe është normale,” përfundoi Konomi.

 

Poll