MAGAZINË /

Surprizë! Zbulohet kush do ta prezantojë “Këngën Magjike” krah Arditit këtë vit!

Vajza e tij, Ana Gjebrea, do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit, jo si këngëtare, por si prezantuese përkrah të atit, në një rol që përbën një hap të ri në karrierën e saj artistike.

Shkruar nga Versus

 

Surprizë! Zbulohet kush do ta prezantojë “Këngën

Një ditëlindje plot emocione dhe një lajm i shumëpritur për adhuruesit e muzikës shqiptare. Në ditëlindjen e tij të 62-të, Ardit Gjebrea, producenti dhe moderatori i njohur, ka shpallur publikisht se në edicionin e 25-të të “Këngës Magjike”, nuk do të jetë i vetëm në prezantim.

Vajza e tij, Ana Gjebrea, do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit, jo si këngëtare, por si prezantuese përkrah të atit, në një rol që përbën një hap të ri në karrierën e saj artistike.

Deklarata u bë gjatë një videoje të shpërndarë nga pushimet familjare, ku Arditi shihet i rrethuar nga bashkëshortja Anila, vajza Ana, dhe miq të ngushtë. Gjatë urimit të ditëlindjes, ai ndau me emocion një nga dëshirat e tij më të mëdha:

“Ju e dini, familja dhe puna. Shëndeti për familjen time, ‘E diela shqiptare’ dhe ‘Kënga Magjike’. Këtë vit kemi 25-vjetorin e ‘Këngës Magjike’ dhe është një vit i shënuar. Doja ta ndaja me ju një gëzim shumë të madh: Ana Gjebrea do të jetë prezantuese e festivalit ‘Kënga Magjike 2025’.”

Ky edicion i 25-të shënon një moment simbolik për një nga festivalet më të njohura muzikore shqiptare, dhe përfshirja e Anës, e cila ka përfaqësuar më parë Shqipërinë në Eurovision Junior, pritet të sjellë një frymë të re në eventin e këtij viti. /Versus.al

Poll