
Ajo ishte 21 vjeç. 61 vjeç ai.
Kur ajo u përpoq ta linte, Pablo Picasso e vështroi dhe shpërtheu në të qeshura:
"Askush nuk e lë Picasso-n."
Por Françoise Gilot e bëri, gjithsesi.
Dhe ishte e vetmja grua, e cila
arriti të largohej vërtet.
Picasso i shkatërronte gratë.
Jo në mënyrë metaforike. Por në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Marie-Thérèse Walter, ia mori jetën vetes katër vjet pas vdekjes së tij.
Dora Maar, fotografja brilante, të cilën ai e portretizoi si "gruaja që qante", përfundoi nëpër spitale të shëndetit mendor.
Jacqueline Roque, gruaja e tij e dytë, qëlloi veten në kokë trembëdhjetë vjet pas vdekjes së tij.
Skenari ishte gjithmonë i njëjtë:
ai gjente një grua të re, brilante, e shndërronte në një muzë, e përpinte nga brenda dhe kur lodhej prej saj e hidhte tej si një leckë.
Picasso thoshte se gratë ishin "hyjnesha ose rrogoza për të fshirë këpucët".
I quante "makina vuajtjesh".
Të gjitha u thyen.
Ose qëndruan derisa humbën jetën, ose u rrënuan në përpjekjen për të shpëtuar.
Të gjitha përveç njërës.
Paris, 1943.
Në një qytet të pushtuar nga nazistët, në një dhomë të mbushur me tym dhe tension, Françoise, një studente e re pikture, takon Pablo Picasso-n.
Ai e shikon dhe i thotë: "Je kaq e re! Mund të jem babai yt."
Ajo, pa ulur shikimin, përgjigjet:
"Ti nuk je babai im."
Kështu ishte Françoise: çelik nën elegancë.
Qëndroi me të për dhjetë vjet. I dha dy fëmijë.
Ai e pikturoi qindra herë, duke e quajtur "gruaja që sheh shumë".
Dhe, pikërisht, për shkak të kësaj, ajo pa atë që të tjerat s'kishin guxuar ta shihnin: kurthin.
"E doja.-pohon ajo,-por pashë edhe si shkatërroi atë që mëtonte se e donte."
Në vitin 1953, pas një tjetër nate manipulimi dhe heshtjesh të ngarkuara me zemërim, ajo kundroi veten në pasqyrë.
Ishte vetëm 32 vjeç, por ndihej e vjetër, e zbrazët.
Pas saj, pikturat e Pikasos e sodisnin ngultas si sy të përjetshëm.
U kthye nga ai dhe i tha me qetësi:
"Po iki."
Pikasso qeshi. Një e qeshur e ftohtë. Mosbesuese.
Askush s'kishte guxuar ta linte deri atëherë.
Por ajo mblodhi valixhet.
Mori fëmijët.
Dhe iku.
Pa bërë asnjë skenë. Pa bërtitur.
Vetëm me forcën e heshtur të një gruaje që vendos të shpëtojë veten.
Nuk u zhduk.
Vazhdoi të pikturonte.
Duke i rritur fëmijët e saj e vetme.
Rindërtoi karrierën e saj, kanavacë pas kanavace, ekspozitë pas ekspozite.
Në vitin 1964, botoi "Jeta me Pikasson", një libër që i rrëfente të gjitha: gjenialitetin dhe mizorinë, sharmin dhe dominimin.
Ishte një skandal. Pikasso u përpoq ta bllokonte publikimin, por libri u bë një sukses në mbarë botën.
Për herë të parë, miti i Pikasos u shkatërrua.
E vërteta e Françoise-s u bë një forcë për gratë e tjera.
"Më duhej ta tregoja,- tha ajo,-që gratë e tjera të mësonin se mund të mbijetonin."
Vite më vonë, ajo u dashurua me Jonas Salk-un, mjekun që shpëtoi miliona jetë me vaksinën kundër poliomelitit.
"Picasso donte të zotëronte botën, Jonas donte ta kuronte atë."-u shpreh ajo.
Me të, ajo gjeti atë çfarë Picasso nuk do t'ia kishte dhënë kurrë:
një dashuri të bazuar në respekt, jo në pushtet.
Talenti i saj lulëzoi. Pikturat e saj arritën në MoMA, në Pompidou, MET.
Françoise Gilot ishte bërë ajo së cilës Picasso ia kishte më shumë frikën:
një grua e lirë, artistja e jetës së vet.
Picasso vdiq në vitin 1973, në moshën 91 vjeç, vetëm, i rrethuar nga pikturat e tij.
Françoise jetoi deri në vitin 2023. Vdiq në moshën 101 vjeç, në paqe, pasi kishte jetuar pesëdhjetë vjet më e lirë se ai.
Ajo pikturoi, deshi, mësoi, frymëzoi.
Pa fëmijët e saj të rriteshin dhe artin e saj të shkëlqente.
Ajo vërtetoi se mund të dashurohet pa e shkatërruar veten.
Kur e pyetën se si e gjeti guximin për t’u larguar, ajo u përgjigj me një buzëqeshje:
“Sepse liria është e vetmja dashuri, të cilën ia vlen ta mbash fort.”
Pikaso e pikturoi atë njëqind herë, duke u përpjekur ta kapte, ta mbërthente.
Por ishte vetë Françoise, ajo që pikturoi fatin e vet.
Ajo ishte 21 vjeç kur e takoi.
32 kur e la.
101 kur vdiq.
Dhe çdo ditë të jetës së saj të gjatë ajo shpërfaqi një të vërtetë të thjeshtë dhe të fuqishme:
Ndonjëherë, akti më i madh i krijimit është të mos pranosh që të shkatërrohesh.

