MAGAZINË /

Trajnieri i Kombëtares largohet nga stoli pas dështimit për Botërorin... Ja hëngri koken ndeshja me Shqipërinë?

Federata ukrainase zyrtarizon ndarjen me Serhiy Rebrov eliminimi në “play-off” dhe presioni i tifozëve vendosën fatin e trajnerit

Shkruar nga Versus

Trajnieri i Kombëtares largohet nga stoli pas dështimit për

Serhiy Rebrov nuk është më trajner i Kombëtarja e Ukrainës. Federata e Futbollit e Ukrainës ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me 51-vjeçarin, duke i dhënë fund një periudhe që zgjati rreth dy vite.

Rebrov mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2023, por dështimi për të siguruar një vend në Botëror, pas eliminimit në gjysmëfinalen e “play-off”-it, rezultoi vendimtar për të ardhmen e tij.

Në total, ai drejtoi Ukrainën në 34 ndeshje, duke regjistruar 16 fitore, 10 humbje dhe 8 barazime. Megjithatë, rezultatet e fundit dhe objektivat e parealizuara sollën reagim të fortë nga tifozët, të cilët kërkuan largimin e tij.

Ironikisht, kërkesat për shkarkim u shtuan menjëherë pas fitores në një miqësore ndaj Kombëtarja e Shqipërisë në fund të marsit, duke treguar pakënaqësinë e akumuluar prej kohësh.

Vendimi final për ndarjen mes palëve u mor rreth tri javë më vonë, duke mbyllur zyrtarisht kapitullin e Rebrov në krye të Ukrainës.

 

Poll