MAGAZINË /

"Kujdesu për lekët e tua"/ Rogert Sterkaj debat me Ledion Liço, moderatori: Unë nuk kam një histori me bixhozin

Shkruar nga Versus

"Kujdesu për lekët e tua"/ Rogert Sterkaj debat me Ledion

Në “Post Big Brother VIP Albania”, mbrëmja është shoqëruar me diskutime mbi ngjarjet pas finales dhe një përmbledhje të gjithë edicionit, por nuk kanë munguar as debatet mes ish-banorëve dhe moderatorit.

Një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë përplasja e Rogert Sterkajt, i cili është shfaqur i tensionuar dhe i indinjuar pas disa deklaratave të dëgjuara gjatë finales së madhe.

Ai është përfshirë në një debat edhe me moderatorin Ledion Liço, duke u ndier i fyer nga një koment i bërë nga ai pas largimit të tij nga gara, ku iu ishte thënë “kujdes me lekët”.

Rogerti ka reaguar ashpër gjatë transmetimit, duke i thënë moderatorit: “Më the ‘kujdes me lek’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok”, duke e kthyer situatën në një debat të hapur në studio.

Nga ana e tij, Ledion Liço është përgjigjur duke iu referuar një rrëfimi të mëhershëm të Rogertit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ai kishte folur për problemet e tij me bixhozin dhe humbjet financiare. Moderatori ka theksuar se “unë nuk kam një histori me bixhozin”, duke lënë të kuptohet se komenti i tij ishte bërë në këtë kontekst./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Poll