MAGAZINË /

"Mendova se ishte një imazh nga IA', politikan estonez që po 'çmend' internetin me pamjen e tij

Modeli i flokëve të politikanit estonez Rain Eppler është bërë temë diskutimi në mediat sociale ditët e fundit, me përdoruesit që komentojnë me humor pamjen e tij - Postimet përkatëse u bënë shpejt virale, duke marrë një mori komentesh.

Shkruar nga Versus

"Mendova se ishte një imazh nga IA', politikan estonez që po

Një politikan estonez është kthyer në viral në rrjetet sociale, por jo për qëndrimet e tij politike, por për modelin e pazakontë të flokëve, që shumë përdorues e krahasuan me stilin e personazheve të Playmobil.

Sipas raportimit të mediave greke, pamja e tij bëri që shumë njerëz fillimisht të mendonin se imazhi ishte krijuar nga inteligjenca artificiale, për shkak të formës tepër të rregullt dhe “plastike” të flokëve. Megjithatë, bëhet fjalë për një video reale, e cila u shpërnda gjerësisht në rrjet, duke tërhequr më shumë vëmendje për stilin e tij sesa për mesazhin politik që ai përcillte.

Rasti ka shkaktuar reagime dhe komente të shumta online, ku përdoruesit e kanë kthyer në humor situatën, ndërsa disa të tjerë kanë theksuar se në epokën e inteligjencës artificiale, dallimi mes reales dhe të manipuluarës po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Rain Eppler është anëtar i Partisë Konservatore Popullore të Estonisë (EKRE). Ai ka lindur në vitin 1977 në Talin dhe përpara se të hynte në politikë ka punuar në sektorin e biznesit, kryesisht në kompani teknologjike dhe konsulence./Versus.al

 

Poll