
Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ku fituese u shpall Selin Bollati, debatet dhe përplasjet mes ish-banorëve kanë vijuar edhe jashtë shtëpisë, këtë herë në emisionin “Post Big Brother VIP Albania”.
Në qendër të vëmendjes ka qenë Ilir Vrenozi, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj një tjetër ish-banori, Mirit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka pretenduar se gjatë natës së Post BBVA, jashtë kamerave, është kërcënuar nga Miri me fjalët “do të zhduk”.
Sipas Vrenozit, në ato momente kanë qenë të pranishëm edhe dy opinionistët e programit, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, të cilët dyshohet se kanë dëgjuar situatën gjatë debatit.
Ai ka rrëfyer se tensionet mes tyre nuk janë të reja, duke përmendur edhe disa përplasje të mëparshme që nga koha brenda shtëpisë dhe më pas në eventet pas finales.
Sipas tij, situata ka degraduar gjatë Post BBVA, ku diskutimi për mbështetjen ndaj finalistëve është kthyer në debat të ashpër.
“Ore do kalojmë te Myslym Shyri ne. Jo, jo atje. Jo në Myslym Shyr vëlla. Më tmerroi Miri dje, më tha do të zhduk. Miri më kërcënoi dje më tha do të zhduk. Tani, se nuk dua të shaj, vetëm për respektin. aty më iku truri, por. Që ktu doli nga shtëpia që bëmë atë si party aty brenda më erdhi ma drejtoi gishtin në një mënyrë që nuk më pëlqeu por e tolerova, i thashë çfarë ke. Të nesërmen shkuam te festa, edhe duke kënduar aty më tha mua, merrej me mua se ti dole vetë.
Dhe dje kishim post Big Brother dhe kishte qëndruar aty dhe ishte dhe Arbër Hajdari dhe Monika dhe më thotë mua: ‘Po ti...pse mbështete Selinën’, i tha Arbëri po ‘Atëhere ishte fillimi, prime i dytë’ dhe ai ‘ti the Miri dhe tani...’, pastai i tha Arbëri ‘Iliri ka qenë konstant në mendimet e tij’. E mora anash, kur vetëm dëgjoj që më thotë ‘do të zhduk’”, thotë Iliri ndër të tjera.

