MAGAZINË /

“Të shoh natën në të ardhmen time”/ Reperi austriak i jep fund beqarisë, i propozon partneres shqiptare për martesë!

Reperi i njohur austriak, Raf Camora, ka bërë një hap të madh në jetën e tij private duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Nadine Krena.

Shkruar nga Versus
“Të shoh natën në të ardhmen time”/ Reperi
Momenti i propozimit

Reperi i njohur austriak, Raf Camora, ka bërë një hap të madh në jetën e tij private duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Nadine Krena. Lajmi është bërë publik nga vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka emocionuar fansat e tij.

Në fotot e publikuara, Camora shfaqet i gjunjëzuar para të dashurës së tij, në një atmosferë tepër romantike, të mbushur me lule të bardha dhe me një avion në sfond, duke krijuar një skenë që të kujton një film dashurie. Gjithçka ishte menduar në detaj, nga dekorimi deri te momenti i propozimit, që duket se ka qenë i përgatitur me shumë kujdes.

Postimin e tij reperi e shoqëroi me mbishkrimin “Të shoh natën në të ardhmen time”- një frazë e marrë nga kënga e tij e njohur “All Night”, duke i dhënë një kuptim të veçantë momentit dhe lidhjes së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RAF Camora (@raf_camora)

Poll