
Pas 1 viti e 3 muaj udhëtim me biçikletë, duke kaluar dhjetëra shtete dhe mijëra kilometra, Cekki Hoti, i riu nga Kosova që emocionoi rrjetet me misionin e tij për të arritur tek e dashura në Indonezi, ka zbuluar fundin e historisë që gjithëkush e kishte parë si një përrallë moderne dashurie.
Në një video të fundit në TikTok, Cekki është shfaqur i qetë dhe i sinqertë, duke treguar se udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm nuk pati përfundimin që shumë ndjekës kishin shpresuar.
“Pasi mbërrita në Bau Bau e kam takuar atë vajzën për herë të parë. Unë e pranova, edhe ajo po ashtu”, – rrëfeu ai.
“Por pas 1 jave bisedime me familjen, nuk i pranuan kushtet e mia, po ashtu as unë të tyre.”
Me fjalë të thjeshta, por plot pjekuri, Hoti përmbylli kapitullin që kishte nisur si një histori dashurie dhe përfundoi si një rrëfim mbi jetën dhe lirinë personale:
“Kështu që unë e vazhdoj jetën time, ajo të sajën. Kjo është jeta. Jam i lumtur për aq sa zgjati.”
@cekki.hoti.50 After arriving to the destination i did meet her for the first time,i accepted her and she accepted me But after many days of talks with her family i didn't agree in their terms and they didn't agree mine so i continue my life she continue her life im happy for it lasted. Masi mrrina ne Bau Bau e kam taku at qiken per her te par un e pranova edhe ajo njejt po mas 1 jav bisedime me familjen nuk pranun kushtet e mia po ashtu edhe un te tyne kshtu qe un vazhdoj jeten tem ajo vazhdon jeten e saj,kjo esht jeta ë #kosovo #indonesiaë #baubau ë original sound - Cekki Hoti 50
