MAGAZINË /

Temperatura 3°C - 23°C, por ja ç'pritet të ndodh pasdite... Parashikimi i motit 18 maj 2025 (VIDEO)

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë në zonën e veriperëndimit dhe në relievet malore të lindjes, vranësirat do të jenë herë-herë më të dendura dhe mund të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe lokale

Shkruar nga Versus

Temperatura 3°C - 23°C, por ja ç'pritet të ndodh

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime, ndërkohë që do të ka një alternim të vranësirave kalimtare, të pakta deri mesatare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë në zonën e veriperëndimit dhe në relievet malore të lindjes, vranësirat do të jenë herë-herë më të dendura dhe mund të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe lokale.


Temperaturat minimale pritet të rregjistrohet 3 gradë Celsius në Tropojë, ndërsa ajo maksimale parashikohet të arrijë në 23 gradë Celsius, në disa qytete të vendit. 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Në lugina dhe bregdet, era mund të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim që pritet të jetë 1 deri 2 ballë.