
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike trelativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.
Temperaturat minimale do të shënohen në Dibër dhe Korçë me -1 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë. Versus.al
