MAGAZINË /

Prapaskena/ Momenti kur Rogerti largohet i revoltuar nga studiot e BBVA

Pamjet nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5 konfirmojnë tensionin pas eliminimit; shpërfill edhe gazetarin Bledi Mane

Shkruar nga Versus

Prapaskena/ Momenti kur Rogerti largohet i revoltuar nga studiot e BBVA

Ajo që u përfol gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania 5 tashmë është konfirmuar edhe me pamje: reagimi i ashpër i Rogertit pas eliminimit ka qenë real dhe i mbushur me tension.

I renditur në vendin e katërt, ish-banori duket se nuk e ka përjetuar lehtë largimin nga gara. Pamje ekskluzive të transmetuara nga emisioni E Diell tregojnë momentin kur ai largohet me nxitim dhe i irrituar nga ambientet e Top Channel, pa ndalur për asnjë reagim publik.


Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjet, gazetari Bledi Mane përpiqet t’i afrohet për një intervistë të shkurtër apo një koment të parë pas daljes nga shtëpia. Megjithatë, Rogerti e shpërfill plotësisht, duke kaluar pranë tij pa u ndalur, i shoqëruar nga persona të stafit dhe të afërm.

Edhe pse gazetari insiston dhe përpiqet ta ndalojë me tone miqësore, ish-finalisti nuk reagon dhe vijon largimin, duke lënë të kuptohet qartë gjendja e tij emocionale pas përfundimit të garës.

Pamjet kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e justifikojnë reagimin e tij dhe të tjerëve që e kritikojnë për mënyrën se si zgjodhi të largohej nga skena publike.

 

Poll