Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në veri dhe qendër.
Temperaturat maksimale do të shënohen në Elbasan, Gjirokastër, Berat dhe Tiranë me 34 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në det do jetë i ulët i forcës 1 ballë. Versus.al







