
Drama e re mes mes Mevlan Shabës, banor i Big Brother Vip Kosova dhe ish-partneres së tij Livia Brunga ka ‘pushtuar ‘ faqet e mediave e rozë.
Arsyeja pasi kjo e fundit menjëherë sapo mësoi se ish i dashuri i saj do të bëhet baba për herë të parë lëshoi deklaratën bombë duke u shprehur se, vetëm një ditë para se të hynte në ‘Big Brother VIP Kosova’, kishte biseduar me Mevlanin, i cili i kishte rrëfyer se ende ndiente ndjenja për të.
Por siç duket kjo deklaratë e Livias nuk e ka shqetësuar shumë partneren aktuale të Mevlanit, Ornelda Muratin pasi ajo ka publikur një mesazh ku se shprehej se dashuria e tyre është e pathyeshme.
“Nga çasti kur mora vesh për ekzistencën tënde, bota ime ndryshoi. ëZemra ime nisi të rrahë ndryshe dhe jetoj çdo ditë me emocionin e të dgjuarit të zemrës tënde për herë të parë. Në barkun tim po rritet një thesar,” ishin fjalët e saj./ Versus.al










