MAGAZINË /

Tregon momentin e frikshëm që përjetoi tek varri i babait, habit gazetarja: Dëgjuam zhurmë...

Gazetarja Valbona Mhilli e klasifikon veten te njerëzit  që besojnë te jeta e përtejme dhe ritakimi me njerëzit e dashur pas vdekjes.

Shkruar nga Versus

Tregon momentin e frikshëm që përjetoi tek varri i babait, habit

Gazetarja Valbona Mhilli e klasifikon veten te njerëzit  që besojnë te jeta e përtejme dhe ritakimi me njerëzit e dashur pas vdekjes. 

Së fundmi ajo ka treguar se i ka ardhur një sinjal nga babai i ndjerë. Sipas gazetares teksa ishte në një vizite në varreza bashkë me mbesën, kanë dëgjuar një zhurmë që vinte nga varri.

Valbona Mhilli: Ne ishim bashkë me familjarët tanë në ritualet tona që shkonim e takonim babin. Babi ka pasur një lidhje shumë të madhe me mua dhe me mbesën e madhe. Vajtja e mbesës te varri, ndërkohë që ne ishim ulur te pllaka e varrit, unë dhe mbesa dëgjojmë një shkundje të fortë të varrit, një zhurmë që vinte nga një thellësi shumë e madhe dhe dukej sikur trokiste diçka. Kjo është dëgjuar vetëm nga unë dhe mbesa, të dyja të mpira dhe nuk reaguar.

Kishte edhe njerëz të tjerë?

Valbona Mhilli: Po, edhe njerëz të tjerë. Ndërkohë që jemi larguar nga varri, unë filloj dhe qaj në makinë, them që babi është gjallë dhe tregoj këtë skenën që dëgjova dhe ndërkohë mbesa nga ana tjetër reagon dhe thotë “teze, edhe unë e dëgjova, por kisha shumë frikë ta tregoja sepse mendova se nuk do të më besonit”

Poll