MAGAZINË /

Tronditje për sezonin e 5-të të ‘Emily in Paris’, regjisori ndërron jetë në sheshxhirim

Shkruar nga Versus
Tronditje për sezonin e 5-të të ‘Emily in Paris’,
Lily Collins

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë xhirimeve të sezonit të 5 të serialit 'Emily in Paris'. 

Ndihmësregjisori, 47 vjeç Diego Borella ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve.

Borella u rrëzua para stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht.

Sipas medias italiane La Republica ngjarja ndodhi më mbrëmjen e 21 gushtit ndërsa mjekët nxituan t’i jepnin ndihmën e parë por nuk arritën ta kthenin një jetë.

Gjithashtu La Republika shkruan se vdekja e tij ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një ataku në zemër.

Borella lindi në Venecia në vitin 1978, ishte një regjisor dhe shkrimtar i njohur që studioi në Romë, Londër dhe Nju Jork.

Xhirimet për sezonin e pestë të “Emily in Paris” filluan më 15 gusht në Venecia dhe ishin planifikuar të përfundonin të hënën.

Pavarësisht vdekjes së asistent regjisorit, Netflix ka njoftuar se sezoni i ri do të shfaqet premierë më 18 dhjetor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diego Borella (@diego___borella)


Sezoni 5, me Lily Collins në rolin e Emily Cooper, do të zhvillohet në një qytet të ri, Romën, duke vazhduar aventurën evropiane. Seriali ndjek jetën profesionale dhe personale të një amerikaneje që filloi një karrierë të re në Paris si stratege e mediave sociale./Versus.al

 

Poll