
Jeta personale e Cristiano Ronaldos është gjetur përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për arritjet e tij në fushë, por për njoftimin e martesës së tij. Asi 39-vjeçar i propozoi martesë partneres së tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, me një unazë mahnitëse diamanti me vlerë disa milionë dollarë.
Lajmi, i njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale nga vetë Georgina, ka emocionuar fansat e çiftit, të cilët janë bashkë për gati një dekadë dhe kanë krijuar një familje të madhe me pesë fëmijë.
Marrëveshja paramartesore
Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina. Marrëveshja përcakton që në rast divorci, Georgina do të marrë një pension mujor prej 114,000 dollarësh për gjithë jetën, ndërsa asaj do t'i jepet edhe pronësia e rezidencës luksoze të Cristianos në La Finca, Madrid, me vlerë më shumë se 5.6 milionë dollarë.
Kjo marrëveshje, siç raporton e njëjta media, u bë me qëllim që të sigurohej që Georgina dhe fëmijët e tyre, pavarësisht rrethanave, të mos kenë mungesë asgjëje në familje.
Pasuria e CR7
Me një pasuri neto të vlerësuar që tejkalon 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është atleti më i paguar në botë.
Të ardhurat e tij vjetore vetëm nga kontrata me Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë vijnë nga sponsorizimet dhe kontratat e reklamave./Versus.al







