MAGAZINË /

U largua në 1997, këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë

Shkruar nga Versus

U largua në 1997, këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj

Këngëtari shqiptar, Christos Santikai, ka kujtuar fëmijërinë e tij, periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij. Ai ka rrëfyer për mediat greke se nuk është ndjerë kurrë si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe ndihet grek.

Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai duke iu referuar anarkisë së krijuar kryesisht në jug të vendit gjatë vitit të mbrapshtë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: