POLITIKË /

Vlora 4 ditë pa ujë, kryebashkiakja: Fatkeqësi natyrore, protestat i organizon opozita

Kryetarja e bashkisë së Vlorës tha se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi natyrore.

Shkruar nga Versus

Vlora 4 ditë pa ujë, kryebashkiakja: Fatkeqësi natyrore,

Ndërkohë që qytetarët e Vlorës prej më shumë se 4 ditësh janë pa ujë dhe sot janë ngritur në protestë përballë bashkisë, kryebashkiakja Brunilda Mersini më shumë se tek gjetja e zgjidhjes fokusohet më së shumti tek organizatorët e protestës.

Teksa pretendon se problemi do të zgjidhet së shpejti, ajo thotë se nuk është momenti për të gjetur përgjegjës dhe se protestat po organizohen nga opozita.

“Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë. Ujësjellësi nuk është në varësi të bashkisë, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi. Lajmi i mirë është se sot testimi ka rezultuar pozitiv në provën e fundit dhe një pjesë e qyteti, pra ajo e Lungomares me një presion minimal për të mos rritur niveli ne riskut derisa të bëjmë zgjidhjen përfundimtare. Pompa në këtë testim gradual do të fillojnë të furnizojnë pjesë të veçanta të qytetit. Por theksoj se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i kemi dhënë prioritet institucioneve. Protesta organizohet nga opozita dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës. Nuk është momenti që të bëjnë opozitë me një fatkeqësi natyrore. Kjo është një analizë që i takon ndërmarrjes së ujësjellësit. Lajmi i mirë është që pjesa është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit”, tha Brunilda Mersini. Versus.al

 

Poll