POLITIKË /

Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i PD me 37 341 vota “pro”

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se gjithsej morën pjesë në votim 39.441 demokratë, ndërsa vota të pavlefshme ishin 539

Shkruar nga Versus

Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i PD me 37 341 vota “pro”

Sali Berisha ka marrë 37341 vota duke u rikonfirmuar masivisht si kryetar i ri i PD.

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se gjithsej morën pjesë në votim 39.441 demokratë, ndërsa vota të pavlefshme ishin 539.

"Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.
Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.
Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902.
Vota të pavlefshme 539.
Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341.
Vota kundër 1,055.
Vota abstenim 506", tha Vokshi.   

Poll