MAGAZINË /

U panë në një hotel bashkë, gazetarja sportive pranon lidhjen me Francesco Tottin

Ditë më parë aty u fotografuan duke hyrë të dy në të njejtin hotel.

Shkruar nga Versus
U panë në një hotel bashkë, gazetarja sportive pranon
Francesco Totti, Marialusia Jacobelli

Gazetarja sportive Marialusia Jacobelli u ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Ajo ka pranuar që është në një lidhje me Francesco Tottin, ish-kapiteni legjendar  i të verdhekuqëve nga kryeqyteti italian.

Ditë më parë aty u fotografuan duke hyrë të dy në të njejtin hotel.

E përjavshmja  “Gente” pyeti gazetaren sportive nëse ka ndonjë lidhje romantike me ish-kapitenin e Romës dhe ajo përgjigjet me “Po”.

“Dy plus dy janë gjithmonë katër, nëse ka foto, është e qartë”, deklaroi Jacobell për imazhet e publikuara ndërkohë që nuk vonoi dhe thumb nga Ilary Blasi.

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi janë bashkë prej tre vitesh, që kur u prish martesa mes futbollistit dhe Ilary Blasi.

Deri pak ditë më parë, Totti dhe Noemi shiheshin bashkë dhe postonin në rrjetet sociale imazhe dhe video në harmoni të plotë.

Tani pamjet që e portretizojnë atë me Marialuisa Jacobelli duke shkuar në hotel, duket se tregojnë një histori tjetër.

Po kush është Marialusia Jacobelli që është vendosur në qendër të mediave rozë jo vetëm në Itali?

Ajo është tridhjetë e dy vjeç dhe është gazetare e Sport Mediaset. Karriera e saj televizive ka filluar në vitin 2017 ndërsa popullariteti i saj arrit kulmin në vitin 2020 kur mori pjesë në programin e Canale 5,  një reality show 'Tempation Island'.

Gazetarja është përfolur dhe për një lidhje me futbollistin Kylien Mbappe por që e ka mohuar. Ky thashethem shkaktoi zëmërim tek ish i dashuri i saj një sipërmarrës që e ofendoi, e kërcënoi dhe e rrahu. Por që nuk u ndal me kaq.

Ai filloi ta përndiqte me email, telefonata gjë për të cilën u dënua me dy vjet e katër muaj. Kjo përvojë e hidhur e shtyu tridhjetë e dy vjeçaren të shkruante dhe një libër. “Tani jam unë. Histori e rrezikshme e një takimi të gabuar”.

Siç dhe duket ajo e ka hedhur pas të kalurën e saj dhe ka filluar të shijojë jetën ku nuk ka ndërmend të fsheh dhe miqësitë e reja edhe nëse bëhet fjalë për Francesco Tottin./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: