Reperi i njohur Ledri Vula ka sqaruar së fundmi zërat që qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, pas suksesit të bashkëpunimit të tyre muzikor.
Në një intervistë për “Radio Dukagjini”, Vula tha se mes tij dhe Xhensilës ekziston një kimi e fortë, por theksoi se marrëdhënia e tyre është thjesht miqësore.
“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” u shpreh ai, duke përgënjeshtruar aludimet për një romancë.
Pavarësisht deklaratës së tij, fansat vazhdojnë të jenë kuriozë dhe të dyshojnë për natyrën e marrëdhënies mes dy artistëve, sidomos pas afërsisë së dukshme që kanë shfaqur gjatë projekteve të përbashkëta. /Versus.al/








